Ne punojmë fortë për më të mirën e bizneseve dhe klientëve tanë, për të arritur disa qëllime. Një ndër to është nisma Dhuro Lumturi, e cila nisi dhe do të vazhdojë falë përkushtimit dhe dashurisë së ekipit tonë. Përkushtimi ynë i bënë gjërat më të lehta për ata që kanë më shumë nevojë dhe lumturia jonë është buzëqeshja që i falim këtyre familjeve për çdo nisëm. Çdo muaj të vitit ne sigurojmë ndihma bazike për familjet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Tiranë. Ne jemi një familje e madhe për të bërë ndryshime sado pak në lumturinë e gjithësecilit.