Website

Slogani është një frazë e shkurtër e përdorur në një kontekst reklamimi që nxjerr në pah imazhin e markës tuaj dhe ju ndihmon të jeni të paharrueshëm. Jo çdokush mund të formulojë profesionalisht një slogan. Ndaj është mirë që t’i adresoheni kompanive serioze dhe që kanë eksperiencë në këtë shërbim, siç jemi edhe ne Urbanus. Qëllimi i krijimit të sloganit:

  • Për të lënë një mesazh kryesor të markës në mëndjen e konsumatorëve në mënyrë që, nëse nuk mbajnë mend asgjë tjetër nga një reklamë, ata do të kujtojnë sloganin.

  • Lidhni markën tuaj me një grup të fuqishëm emocionesh dhe idesh pozitive. Ne sigurohemi që formulimi i sloganit do të jetë efektiv dhe që do ju ndihmojë jo vetëm që të identifikoheni në treg por edhe që konsumatori të zgjedhë kompaninë tuaj mbi të tjerët.

  • Krijimi i një slogani për kompaninë apo fushatën tuaj në një projekt specifik meriton të gjithë vëmëndjen e duhur nga stafi ynë. Këtu përfshihen shumë aspekte si: analizimi i vizionit, vlerat tuaja, target grupi i synuar etj. Pasi arrijmë të krijojmë një analizë të thellë dhe të detajuar, ne dalim me propozimet tona të sloganeve të cilat janë tërësisht të denja dhe të personalizuar për kompaninë tuaj. Sa më konçiz dhe tërheqës slogani juaj, aq më memorizues do të jeni!

    E dua është Reka!

    Të gjithë personat krijojnë një afeksion të pakrahasueshëm ndaj ëmbëlsirave. Por në krijuam një slogan që Reka mos të jetë thjesht një afeksion por një dashuri ndaj konsumatorit. Gatimi dhe përgatitja e ëmbëlsirave bëhen plot pasion dhe dashuri për ti përcjellë të njëjtën ndjesi klientit.

    Në çdo ëmbëlsirë ka një histori për t'u treguar!

    Historia dhe tradita është ajo çfarë e karakterizon pastiçerinë Reka. Një recetë, një kulturë dhe një lidhje familjare në biznesin e ëmbëlsirave, ka trashëguar produktet tradicionale brez pas brezi. Ndaj ky slogan fsheh një histori të tërë në çdo ëmbëlsirë të pastiçerisë Reka që konsumatori shijon.

    Rehatohu me mua!

    Ky slogan është tërësisht i përqëndruar në raportin kompani- klient dhe i drejtohet krejtësisht konsumatorit për ti dhënë idenë se kompania është e pranishme për çdo nevojë prezente ose të ardhshme të klientit.

    Emblema e festave tuaja!

    Gjithë ndjesia përrallore që Sezon Dekor ju ofron kthehet në nje kujtim të pakrahasueshëm në festat e Krishtlindjeve. Duke u ofruar produktet më të mira dhe më të veçanta, ky slogan e identifikon më së miri ndjesinë magjike që Sezon Dekor ofron.

    Kick Your Hunger!

    Një nga gjërat më kyçe që ka shërbimi i delivery-t është shpejtësia sepse kur bëhet fjalë për ushqimin asnjëri nuk është i duruar. Foodini falë teknologjisë së tij ndodhet kudo për të “shkelmuar” urinë, prandaj dhe Kick Your Hunger nuk është thjesht një slogan por një identitet.

    Our site uses cookies to provide you with the great user experience. By continuing, you accept our use of cookies

    Write us

    We have received your email
    and will get in touch soon.