16092
home,page-template,page-template-full_width,page-template-full_width-php,page,page-id-16092,bridge-core-1.0.4,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode-theme-ver-18.0.9,qode-theme-bridge,disabled_footer_top,disabled_footer_bottom,wpb-js-composer js-comp-ver-5.7,vc_responsive

PËRFITIMET

SPOT COMING SOON

Përsa i përket spotit coming soon është menduar një spot minimalist dhe i shkurtër që të jetë sa më memorizues për shikuesin. Reklama do jetë e kompozuar në një plan të vetëm ku përqëndrimi do jetë te dëshira e madhe për të pasur një ambjent komod dhe të plotësuar.
Plani do te fillojë në fokus vetëm me fytyren e personazhit i cili do jetë duke shijuar drekën e tij. Ndërkohë në sfond do të dëgjohen tinguj të makinerive ndërtuese dhe komunikimi i puntorëve ne kohë ndërtimi.
Më pas plani do jetë duke u zgjeruar pa humbur fokusin e personazhit, duke u shfaqur në sfond një magazinë boshe me makina dhe materiale ndërtimi. Me hapjen e planit të madhë mbyllet edhe spoti me fjalët “Coming Soon, Lobby Home”.

 

Në këtë spot duam të përcjellim dy mesazhe:
1. Magazina dhe puntorët: Ndërtimin mbi hapjen e diçkaje shumë të madhe (Lobby).
2. Personazhi duke drekuar: Lobby kujdeset për komoditetin dhe rehatin e ambjentit që ju rrethon.
Është një spot enigmatik i cili kategorizohet në stilin coming soon ku përcjell kuriozitet për të mësuar më shumë rreth llojit të biznesit.

SPOT PËR DITËN E INAGURIMIT

Spot Inagurimi

 

Përmes aktiviteteve të shumta në ditën e inagurimit do krijohet një video spot ku do shfaqen të gjitha momentet më të rëndësishme të ditës me cilësi maksimale 4K si dhe godina e Lobby me dron të po të njëjtës cilësi.

SPOT INTERVIEW

Interview Tour
Pas hapjes së Lobby-t zhivillimi i një guide në ambjentet e qendrës është shumë i rëndësishëm pasi shikuesi krijon një ide më të qartë rreth gamës së gjerë të produkteve dhe sherbimit që ju ofroni. Një vajzë ose djalë i paraqitshëm dhe orator mund të intervistohet duke bërë një guide paraprake mbi Lobbyn. Gjithashtu do të intervistohen edhe postet drejtuese për të treguar misionin dhe vizionin e kësaj qendre.

DITA E INAGURIMIT

Lobby Home Inagurimi

 

Është menduar që dita e inagurimit të jetë plot aktivitete për fëmijë dhe të rritur. Ndër to janë maskota të ndryshme, muzik me Dj ose orkestrale, facepainting në këndet për fëmijët si dhe një show i vecantë dedikuar Lobby. Ky show do jetë i bazuar me akrobat të cilët do të jenë të veshur me kostume me efekte dritash. Jo vetëm që do të dhurojnë një spektakël mbreslënës por edhe të ftuarit do të përfshihen në këtë show.

Lobby Marketing Urbanus Branding Agency 2020