Macchelato 500

BRAND IDENTITY

Alfred Karajani me profesion në fushën e gastronomisë, solli për herë të parë në Shqipëri shërbimin e akullores në një makinë Fiat 500 versioni i vjetër. I tërhequr nga kultura italiane dhe pasioni për xhelaterinë, ai do të ushtrojë këtë risi në kryeqytetin e Tiranës. Ne i studiuam të gjitha pikat kyçe që do i ofronte konsumatorit dhe i krijuam një emër konceptual “Macchelato”. Sinkronizuam dy fjalët, *Machina (fiat 500) dhe *Gelato (akullore). Ky emër përcjell ngrohtësi dhe tërheqje ndaj dëgjuesve, dhe jo vetëm që sjell më afër nesh kulturën italiane por edhe krijon një afeksion për blerje.

  • Inovativ
  • I artikulueshëm
  • Memorizues
  • Atraktiv