Shërbimet Tona

Emër Biznesi
Përse ju nevojitet një shërbim i tillë? Sepse krijon:
Ndërgjegjësim: kur identiteti juaj bëhet i dallueshëm, ju bëheni më të vetëdijshëm për potencialin e biznesit tuaj.
Lidhje: nga pikpamja e klientit një identitet i fortë krijon një ndjenjë përkatësie dhe besueshmërie.
Pushtet: Kontrolli mbi identitetin tuaj do tju lejojë të reagoni shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj ndryshimeve.
Kursime: Një identitet i projektuar mirë, do tju kursejë shumë para. Nuk është e nevojshme që të ridizenjoni vazhdimisht imazhin e biznesit tuaj, ai duhet të jetë i qëndrueshëm pavarësisht kohës.
Dizenjim Logo
Logoja është arma më e fuqishme e biznesit tuaj. Ju keni vetëm disa sekonda për të tërhequr dhe për të krijuar përshtypjen e parë dhe kurrë nuk keni një shans të dytë për ta berë atë. Një Logo profesionale është shumë e rëndësishme për imazhin tuaj. Ajo lejon njohjen e kompanisë të cilës i referohet me efekt të menjëhershëm duke zhvilluar një imazh të fortë: Besueshmërie dhe Stabiliteti në tregun e synuar. Si pjesë e rëndësishme në strategjinë e marketingut të kompanisë tuaj Logo-ja projektohet që ju të dalloheni në tregun konkurues të kategorisë që përfaqësoni. Ajo asiston markën tuaj në treg duke krijuar lidhje të forta me konsumatorin ekzistues por dhe me atë të ardhshëm. Dizejnimi i nje Logoje është një investim që do të shërbejë për 20-30 vitet e ardhshme pa patur nevojë për ridizenjim nëse puna bëhet me cilësi të lartë. Sipas disa studimeve nga specialistë të maketingut, faktet tregojnë se 40% e njerëzve kujtojne atë që ata e shohin më tepër se ajo që ata lexojnë ose dëgjojnë. Kjo do të thotë që një markë e projektuar mirë ka nje impakt vizual të forte duke u regjistruar ne mendjen e konsumatorit. Prandaj duhet ti kushtoni rëndësinë e duhur. Urbanus ofron shërbimin e dizenjimit të Logos nëpermjet stafit tonë kreativ dhe profesionist. Ne punojmë që logoja juaj të bëhet krenaria e biznesit tuaj dhe punojmë akoma më fort për kuptimin e saj konceptual dhe estetikën duke e zhvilluar atë sipas një hulumtumi të plotë dhe të menduar mirë.
Identiteti Vizual
Në mënyrë që një biznes të jetë i suksesshëm, ai duhet të ketë një imazh të qartë dhe të kuptueshëm nga target grupi të cilit i drejtohet, ndaj dizenjimi i imazhit është një nga proçeset bazë në krijimin e identitetit të biznesit dhe hapi i parë në promovimin e tij në treg. Të krijosh identitetin vizual, do të thotë në thelb ti aplikoni vlerat e markës tuaj në çdo aspekt të saj. Cfarë përfshihet në të? Në këtë kategori përfshihen dizenjimi si: broshura, kompozime fleteve A4-A3, baner, citylight, kataloge shitje, paketime, uniforma stafi etj. Të gjitha këto të personalizuara. Në varësi të llojit të kompanisë ofrojmë edhe elementë të tjerë plotësues, siç mund të jetë krijim portofoli për studio, set fotografik, video maker, etj.

Në këtë kategori përfshihen shërbime si:

Basic Visual Identity
Flyer 1/3 A4
Kartvizita
Banner
Bllok (A3, A4, A5)
Badge
Kompozim fletësh
Standart Visual Identity
Flyer 1/3 A4
Flyer A4
Kartvizita, Banner
Bllok (A3, A4, A5)
Badge, Stilolapasa
Kompozim fletësh
Kalendar tavoline, Vulë
Zarfa , Dosje, USB, Sticker
Full Visual Identity
Flyer 1/3 A4, Stilolapasa
Flyer A4, Zarfa
Kartvizita, Dosje
Banner, Usb
Bllok (A3, A4, A5), Flamur tavoline
Badge, Paketime
Kompozim fletësh, Uniforma stafi
Kalendar tavoline, Tabelë hyrëse
Vulë, Gota qeramike
CD - Cover, Stickers
Të gjitha këto të personalizuara. Në varësi të llojit të kompanisë ofrojmë edhe elementë të tjerë plotësues.
Spote Promocionale
Spoti është një prezantim audiovizual i mirëmenduar dhe i mirëkonceptuar në tërësinë e tij, që ka si qëllim kryesor ofrimin dhe njohjen e shërbimit të biznesit tuaj. Këto spote reklamuese realizohen për të promovuar biznesin tuaj dhe produktet/shërbimet e tij. Kohëzgjatja e spotit është relativisht e shkurtër me qëllim që të mbeten sa më shumë elementë në kujtesën e publikut, e rrjedhimisht të rritet interesi tek konsumatori. Nëse biznesi juaj merr pjesë në ekspozita/panaire e aktivitete të ndryshme dhe ka nevojë për një prezantim të denjë, sugjerimi më i mirë në këtë rast është spoti promovues. Kjo mënyrë promovimi ka për ta bërë më të thjeshtë dhe më të prekshëm për të pranishmit mesazhin e kompanisë suaj dhe ka për t’i dhënë mundësinë e interaktivitetit me publikun.

* Prezantim Dinjitoz
* Promovim i biznesit tuaj
* Aktivitete dhe ekspozita


Spot Promocional + Set Fotografik


* Videograf
* Montazh
* Strategji
* Skenar
* Efekte Audio
* Professional / HD
* Go Pro / Drone Camera
* Ide Kreative
* Koncept Marketingu
* Format Insta- Story
Fushatë Marketingu
Një strategji e plotë e marketingut ju drejton për të sqaruar pikat kyçe, se kush do të jetë audienca juaj e synuar. Fushatat e marketingut promovojnë produktet përmes llojeve të ndryshme të mediave, siç janë televizioni, radioja, portalet blog, personazhe te njohur të medias, bloger, etj. Fushatat e marketingut mund të krijohen me qëllime të ndryshme, duke përfshirë publikimin e markës në treg, lançimi i një produkti të ri, rritjen e shitjeve të një produkti tashmë në treg, ose reduktimin e ndikimit të një lajmi negativ. Përcaktimi i qëllimit të një fushate zakonisht dikton se sa e nevojshme është fushata e marketingut dhe cilat media janë më efektive për arritjen e një segmenti të caktuar të audiencës.

Për një fushatë marketingu efektive:

* Promovim në Top Albania Radio në mënyrë periodike
* Artikuj të dedikuar në Portal si: Tirana Post, Revista Class, Annabel etj.
* Personazhet Publik dhe Bloger/e: ku përfshihen postime të ndryshme në rrjetet sociale
* Përmbajtje të qartë
* Mesazh të kuptueshëm
* Set fotografik
Faqe Web & Mobile App & Social Media
Duke pasqyruar punën tuaj jeni ju ata që vendosni impaktin që do të keni tek klientët tuaj. Web-i si edhe rrjetet sociale janë prezent 24 orë në 7 ditë të javës dhe mund të vizitohet nga kushdo, kurdo. Imazhi online është një taktikë e zgjuar dhe bashkëkohore kur bëhet fjalë për biznes. Me qëllim rritjen e fitimeve, ju duhet t’a konsiderojni nevojën e krijimit të web-it si edhe imazhin e rrjeteve sociale si një element deçiziv në ecurinë e tyre. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dhe avancimi i saj ka bërë që njeriu t’i afrohet dhe të jetë më pranë saj, prandaj edhe ne duhet të ndjekim trendet dhe të adaptohemi me nevojat e tregut. Personat tentojnë të informohet përpara se të blejnë një produkt, dhe në këto raste i vjen në ndihmë Web-masteri dhe rrjetet sociale. Në një situatë të tillë përfituesit janë si klientët ashtu edhe ju si pronarë të biznesit. Nëpërmjet faqes tuaj zyrtare ju ofrohet mundësia të matni rezultatet e faqes tuaj duke treguar të dhëna mbi klientet dhe cilat nga produktet që ju ofroni pëlqehen më shumë e kush më pak.

Që faqet online të kenë rezultat duhet të përmbajnë:

* Strukturë të mirëorganizuar
* Përmbajtje të qartë
* Mesazh të kuptueshëm
* Dizenjim funksional dhe unik


Krijimi i faqes zyrtare dhe mirëmbajtja e saj


Set fotografik + video + përpunim + krijim identiteti unik


Krijimi i identitetit vizual në rrjetet sociale dhe mirëmbajtja e saj


Set fotografik + video + përpunim + krijim identiteti unik


*Publikimi i fotove, video, do të realizohet nga ne çdo ditë në oraret ku fluksi i audiencës është maksimal
Mbrojtje Ligjore
Informimi mbi fushën e pronësisë intelektuale mund t’ju sjellë të drejta ekskluzive ligjore dhe financiare mbi produktet dhe shërbimet që biznesi juaj ofron. Emri i kompanisë është një nga asetet më të vlefshme dhe sipërmarrësi mund të përfitojë nga të drejtat që rrjedhin prej saj, në rast se aplikon për regjistrim të markës dhe patentës tregtare. Rëndësia dhe përfitimet e markës dhe patentës tregtare për kompanitë: Me anë të mbrojtjes ligjore ju mbroni emrin/imazhin e kompanisë dhe në rast imitimi i jep të drejta te plota markës/patentës suaj. Përfitimi i të drejtave ekonomike në momentin kur regjistrohet marka ose patenta, duke mos lejuar një prodhues tjetër të hyjë në treg me të njëjtën markë duke shfrytëzuar punën e bërë nga ana juaj. Mbrojtja ligjore e çdo ideje të kompanisë (pavarësisht se është produkt apo shërbim) kur hidhet në treg si ide origjinale dhe sigurimi nga çdo përpjekje të personave të tjerë fizikë/juridikë për ta vjedhur atë ide. Marka dhe patenta identifikojnë produktet tuaja në treg duke i dhënë karakter identifikues nga produktet e tjera me natyrë të ngjashme. Regjistrimi i markës dhe patentës rrit besimin e konsumatorëve pasi tendenca është kundrejt emrit produktit origjinale të prodhuara nga krijuesi origjinal. Marka tregtare dhe proceset e patentuara janë të mbrojtura për një periudhë 10 - vjeçare, ndërsa produktet e patentuara për një periudhë 20 - vjeçare. Pas mbarimit të afatit të mbrojtjes ligjore patenta dhe marka mund të rinovohen pafundësisht. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve për markën kushton shumë më tepër se regjistrimi i saj. Marka, megjithëse është e mirë jo materiale, ka një vlerë ekonomike shumë të madhe, sidomos për ato kompani të cilat kanë për qëllim identifikimin e produktit me Markën.
Përgatitja e dokumentave ligjore dhe ndjekja e proçedurave deri në zotërimin e çertifikatës për regjistrimin e markës kombëtare.

*Në këtë shërbim përfshihen edhe pagesat që do të kryhen tek institucionet shtetërore përkatëse.

Jeni të interesuar
për shërbimet tona?